Do të jenë vetëm nëntë ndeshje në La Liga këtë fundjavë, pasi është konfirmuar se ndeshja e së dielës në mbrëmje ndërmjet Atletico Madrid dhe Sevillas në Metropolitano është shtyrë.
La Liga ka konfirmuar se vendimi është marrë pas diskutimeve me Atleticos dhe Sevillas, si dhe RFEF dhe CSD.
Ky vendim u morë duke pasur parasysh edhe rekomandimet e Këshillit Bashkiak të Madridit.
Më herët të dielën, AEMET lëshoi një alarm të kuq për reshje shiu dhe stuhi në zonën e Madridit, me Metropolitano që ndodhet në një nga zonat e prekura.
🚨 Aplazado el Atlético de Madrid-Sevilla tras los avisos de alerta roja por fuertes lluvias
➡️ La nueva fecha y horario del partido serán comunicados a la mayor brevedad posible.
🔗 https://t.co/AIY6qlFeRC pic.twitter.com/o85EUipaJu
— RFEF (@rfef) September 3, 2023
Kanë mbetur edhe pak orë deri në fillimin e ndeshjes, është marrë vendimi që ajo të mos zhvillohet.
Një datë për ndeshjet do të publikohet në ditët në vijim. Nuk ka dyshim se Sevilla do të jetë më e kënaqur me anulimin e lojës, pasi ka humbur tre ndeshjet e para të sezonit. Atletico Madrid do të kishte shkuar për fitoren e tretë nga katër. /Telegrafi/