Telegrafi

Arsyeja e vërtet pse Terim u largua ishe zënka e tij në një restorant ku grushtoi pronarin (Video)

vlcsnap-5759-02-04-14h11m41s723.png

Federata Turke e Futbollit të mërkurën lajmëroi shkëputjen e bashkëpunimit me trajnerin e njohur Fatih Terim.

Trajneri që ka bërë karrierë në disa skuadra të njohura si Fiorentina, AC Milan dhe Galatasaray, shihet në një video duke u përleshur me pronarin e restorantit.

Sipas medieve turke trajneri dhe dhëndri i tij kanë lënë pesë persona të lënduar pas incidentit.

Terim duke u larguar nga vendi i ngjarjes

Federata turke e paralajmëroi dje që vendimi është merr pas disa ngjarjeve që nuk kanë të bëjnë me futbollin.

Lexo po ashtu Fatih Terim përfshihet në një rrahje në Adana (Video)

Terim e kishte marrë drejtimin e kombëtares në vitin 2013, ku nuk arriti ta dërgojë në Kupën e Botës, ndërsa ishte pjesë e Euro 2016. /Telegrafi/