Telegrafi

Arsyeja e pabesueshme përse do të duhej më shpesh të drekoni me kolegët

Nëse punoni në zyrë, me siguri ju është e njohur e ashtuquajtura “drekë e pikëlluar në tavolinë pune” apo atë racion depresiv të cilin e fusim në vete para kompjuterit, kur thjesht nuk kemi kohë për pauzë

Studimi i paradokohshëm i Universitetit amerikan Cornell ka zbuluar se ngrënia e drekës me të tjerët mund të na bëjë më produktivë kur kthehemi në zyrë, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kanë intervistuar disa zjarrfikës për të studiuar a ekziston lidhja midis darkave të përbashkëta, gjë që te ta është praktikë e shpeshtë, dhe efektivitetit të tyre, ndërsa rezultatet kanë treguar se lidhja vërtet ekziston.

Edhe pse ky është rezultat i papritur, duke pasur parasysh që puna ekipore është kyç për zjarrfikësit, hulumtuesit konstatojnë se njerëzit të cilët punojnë në punë tradicionale në zyrë gjithashtu mund të kenë përparësi nga ngrënia në lokale të përbashkëta.

Duket që lidhja me njerëz të tjerë gjatë drekës ka rol të madh në produktivitetin e punës. Madje edhe linja juaj trupore mund të ketë dobi nga racionet e përbashkëta.

Nëse gjërat e tjera na pengojnë derisa jemi duke ngrënë, për shembull thashethemet, është më se e sigurt që kjo do t’ju ndodhë që të stërngopeni.

Edhe një hulumtim të cilin e ka bërë American Journal of Clinical Nutrition ka zbuluar se njerëzit të cilët kanë lozur lojëra gjatë pauzave të tyre për drekë, kanë ndier dyfish më pak kënaqësi dhe kanë ngrënë dyfish më shumë se të tjerët të cilët kanë ngrënë në qetësi. /Telegrafi/