Site icon Telegrafi

Arsyeja e mundshme për vonesën e shitjes së Man United është zbuluar – nuk ka të bëjë asgjë me Glazers

Një raportim i ri ka bërë të ditur se vonesa në shitjen e Manchester United i takon dy ofertuesve dhe jo Familjes Glazer.

Ben Jacobs i Give Me Sport raporton se të dyja palët (ofertuesit dhe Glazers) po angazhohen në një ‘lojë të postimit mediatik’ për të forcuar dorën e tyre.

Sipas raportimit, Sheikh Jassim dhe Sir Jim Ratcliffe “nuk janë aq të gatshëm sa po paraqitet në publik”.

Lexo po ashtu Ten Hag synon ta bëjë Man Unitedin më të mirin në një aspekt - dikur ishin me Fergusonin

Në fakt, Glazers thuhet se duan ta kryejnë shpejt operacionin e shitjes pasi të shpallet zgjedhja e preferuar.

Dhe si Sheikut ashtu edhe Sir Jim Ratcliffe u është kërkuar që të ‘përgatiten’ për të bërë transaksionin.

Lexo po ashtu Maguire ka një kusht për t'u larguar nga Manchester United

Glazers duan një tarifë prej rreth shtatë miliardë euro për të shitur Manchester United.

Megjithë dërgimin e katër ofertave në muajt e kaluar, asnjëra palë nuk ka dëgjuar deri më tani – ndërsa duket se së shpejti pritet të ketë një ide më të qartë se kujt do t’i takojë klubi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version