“American Journal of Epidemiology” njofton se rreziku për anoreksi, bulimi dhe çrregullime të ngjashme kishte qenë edhe më i lartë, nëse edhe vetë vajzat ishin të suksesshme në shkollë.
Hulumtuesit pranë Institutit Karolinska në Stokholm, rezultatet e tyre i bazojnë në analizimin e të dhënave të grumbulluara nga 13.376 femra, në periudhën 1952-1989.
Sipas mendimit të autorëve, rezultatet e fituara mund të shpjegohen me presionin e shtuar me të cilin përballen vajzat në familjet e arsimuara për të pasur sukses.