Telegrafi

Arsim Gojani mendon se Vëllaznimi e dëshiroi më tepër finalen se Drenica

Vëllaznimi është finalist i sivjetmë i Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Gjakovarët në gjysmëfinale kanë eliminuar skuadrën e Drenicës me rezultat të përgjithshëm 1-1.

Në fakt, “Kuqezinjtë e Jakovës” në takimin e parë kishin marrë një barazim të rëndësishëm si mysafirë me rezultat 1-1, ndërsa në të dytën i ka mjaftuar barazimi pa gola.

Trajneri, Arsim Gojani, është shprehur i kënaqur me suksesin, i cili u arrit me shumë vështirësi.

“Dëshira për t’u kualifikuar ishte e madhe. Ishim të ngarkuar në aspektin psikologjik, por djemtë e dhanë maksimumin dhe në fund iu gëzuam kualifikimit”, ka thënë Gojani për supersport.

“Në pjesën e dytë Drenica pati më shumë nga loja, pasi shkoi në krejt ose asgjë. Mirëpo, ne ishim të kujdesshëm në mbrojtje dhe nuk lejuam të pësojmë gol. Tani jemi në finale dhe aty nuk kemi çfarë të humbim”, ka shtuar tekniku gjakovar.

Lexo po ashtu Vëllaznimi në finale të Digitalb Kupës së Kosovës

Vëllaznimi në këtë formë ka siguruar një vend për në finalen e madhe, ku do të ballafaqohet me fituesin mes Vushtrrisë dhe Prishtinës. /Telegrafi/