Telegrafi

Arsim Gojani është trajneri i Vëllaznimit

Arsim Gojani do ta drejtojë skuadrën e Vëllaznimit, thuhet në një njoftim të klubit nga Gjakova.

Pas largimit të Ismet Munishit, skuadra kishte mbetur pa trajner dhe krerët e klubit ishin në kërkim të një drejtuesi.

Bylbyl Sokoli ishte kandidati kryesor për të marrë drejtimin e ekipit gjakovar, por në fund ndodhi ndryshe.

“Presidenti Shkëlzen Gashi dhe kryetari Agim Cana kanë arritur marrëveshje që trajner të jetë Arsim Gojani. Suksese Me respekt FC Vëllaznimi”, thuhet në njoftimin e klubit.

Lexo po ashtu Zyrtare: Vëllaznimi shkarkon trajnerin Gojani

Në qershorin e kaluar, Gojani dhe Vëllaznimi e kishin ndërprerë bashkëpunimin, edhe pse ai ishte trajneri që e kishte kthyer klubin në Superligë.

Vëllazënimi aktualisht mban vendin e nëntë në tabelën e Superligës së Kosovës në futboll.

Pas 18 xhirosh, kjo skuadër numëron 25 pikë nga gjashtë fitore, shtatë barazime dhe pesë humbje. /Telegrafi/