Arsene Wenger e ka refuzuar Paris Saint Germain pasi sipas gjitha gjasave ai do të marr një post të rëndësishëm në FIFA.
Sipas “Le Parisien”, ish-trajneri i Arsenal ka refuzuar ofertën edhe pse ajo ka qenë mjaft e mirë.
Oferta ka qenë që ai të ishte drejtor sportiv te PSG-ja.
Wenger e ka refuzuar, pasi nga fundi i këtij sezoni do të punojë për FIFA-n.
Sipas mediave, trajneri 69-vjeçar do të jetë shefi i Sektorit të Zhvillimit Teknik pranë FIFA-s, detyrë të cilën e ka mbajtur më parë Marco Van Basten.
Duket se trajneri i njohur francez nuk ka më dëshirë të zbresë në fushë si trajner, por synon të nisë një aventurë të re si drejtues.
Përvoja e madhe që Arsene Wenger ka në detyrën e trajnerit ka bërë që drejtuesit e FIFA-s t’i ofrojnë një vend pune, të cilën francezi nuk e ka refuzuar dhe e ka pranuar. /Telegrafi/