Site icon Telegrafi

Arsene Wenger: Dua projekt afatshkurtër, por që sjell sukses të shpejt

HUDDERSFIELD, ENGLAND - MAY 13: Arsene Wenger, Manager of Arsenal looks on during the Premier League match between Huddersfield Town and Arsenal at John Smith's Stadium on May 13, 2018 in Huddersfield, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Arsene Wenger pas 22 vjetëve të drejtimit të Arsenalit, gjatë fundjavës ka zhvilluar ndeshjen e fundit në krye të klubit londinez.

Trajneri francez ka pohuar për mediat britanike se po kërkon një projekt “afat-shkurtër”.

Strategu 68-vjeçar thotë se tashmë ka marrë oferta, por nuk ka pasur kohë që ta analizojë ndonjërin prej tyre pasi që i ishte përkushtuar deri në fund punës te Gunners.

Arsene Wenger (Getty Images)

Cilido qoftë ekipi i ardhshëm, ai dëshiron një rol ku përparimi mund të bëhet me shpejtësi.

“Unë do ta konsiderojë një projekt të fortë dhe ka kuptim. Projekt që ka mjetet për të përmbushur edhe ambiciet e tij, sepse me moshën që kam, nuk mund të punoj më shumë se 20 vjet”, tha Wenger për RMC Sport .

“Pra, një projekt që është i arritshëm në afat të shkurtër, por që ka kuptim afatgjatë. Unë do të vendos për të ardhmen për disa ditë dhe këtë do t’ua bëj të ditur”, tha francezi.

Ndryshe, mediat kanë raportuar se trajneri mund ta merr drejtimin e francezëve të Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

Exit mobile version