Telegrafi

Arsenali kompletohet në mbrojtje

Arsene Wenger ka konfirmuar se mbrojtësit Gabriel Paulista dhe Per Mertesacker janë të gatshëm për lojë, pas lëndimeve që pësuan në fitoren 4-0 kundër Hull Cityt në FA Cup.

Dy mbrojtësit u zëvendësuan gjatë ndeshjes me Hull Cityn ndërsa Wengeri ka konfirmuar se dyshja do të jetë e gatshme për çerekfinalen e FA Cup kundër Watfordit.

“Mertesacker dhe Gabriel janë pozitivë. Nuk ka asgjë të keqe me ta, ata janë mirë”, ka thënë Wenger për faqen zyrtare të klubit.

Arsenali është përballur me shumë lëndime këtë vit dhe për këtë ka mbetur pas në luftën për titull të kampionit.