Manchester City rimori kreun pas fitores së lartë (6-1) kundër Neëcastle United, ndërsa Chelsea ka vazhduar me formën e dobët duke pësuar në Stamford Bridge nga Southamptoni me rezultat 1-3.
Barazimi i Liverpoolit në derbin lokal ndaj Evertonit (1-1), i kushtoi me punë trajnerit Brendan Rodgers.
Formacioni i javës së tetë të Ligën Premier (4-2-3-1):
Portier: Hugo Lloris (Tottenham).
Mbrojtës: Nacho Monreal (Arsenal), Per Mertesacker (Arsenal), Geoff Cameron (Stoke City), Cedric (Southampton).
Mesfushorë defensivë: Yohan Cabaye (Crystal Palace), Christian Eriksen (Tottenham).
Mesfushorë ofensivë: Alexis Sanchez (Arsenal), Mesut Ozil (Arsenal), Sadio Mane (Southampton).
Sulmues: Sergio Aguero (Manchester City).
/Telegrafi/