Site icon Telegrafi

Me arritjen në gjysmëfinale të Kupës së Botës, Maroku bëri histori – ata deri më tani kanë pësuar vetëm një gol, që ishte autogol

Maroku arriti në gjysmëfinale të Kupës së Botës dhe u bë skuadra e parë afrikane në histori që e bën këtë gjë, pasi në edicionet e mëparshme të Kupës së Botës askush nuk e kishte arritur.

Maroku mposhti në mënyrë sensacionale Portugalinë me rezultat 1-0, dhe hero ishte Youssef En Nesyri, i cili shënoi golin e vetëm në minutën e 42-të.

Kështu e ka shkruar Maroku historinë e tij, si dhe historinë e futbollit afrikan.

Ata do të jenë kombëtarja e parë nga Afrika në gjysmëfinale të Botërorit, ku do të luajë kundër skuadrës më të mirë të duelit të sonte mes Francës dhe Anglisë.

Para Marokut në çerekfinale kishin kaluar edhe Kameruni (1990), Senegali (2002) dhe Gana (2010), por nuk mundën të shkonin më larg se kaq.

Ajo që është më mbresëlënëse, Maroku nuk ka pësuar gol nga një lojtar i skuadrave rivale në pesë ndeshje.

Goli i vetëm i pësuar, në fitoren ndaj Kanadasë, ishte autogol./Telegrafi/ 

Exit mobile version