Bayern Munich ka arritur ta fitoj titullin e 11-të radhazi në Bundesliga pas një xhiroje të fundit të jashtëzakonshëm.
Në fakt Borussia Dortmund ishin favoritët për ta fituar titullin në xhiron e fundit, por ata dështuan ta mposhtin Mainzin ndërsa Bayern fitoi në Koln dhe mori titullin e 33 në histori të klubit.
Diçka e rrallë ka ndodhur me njërin prej lojtarëve të skuadrës bavareze me ta fituar titullin e kampionit.
Mbrojtësi anësorë, Joao Cancelo u huazua nga Manchester City për tek kampionët e Gjermanisë në janar në këtij viti me të drejtë blerjeje.
Por Cancelo ka arritur një sukses historik, pasi ka fituar dy tituj të kampionit, një në Bundesliga dhe një tjetër në Ligën Premier.
Portugezi e nisi sezonin e vitit 2022/23 me fanellën e Manchester City dhe kjo mjaftoi që ai të shpallej kampion i Anglisë dhe i Gjermanisë në të njëjtin sezon.
Joao Cancelo casually picking up two league winners medals this season 😅🥇 pic.twitter.com/2QIMU6gAFQ
— ESPN UK (@ESPNUK) May 27, 2023
29-vjeçari ka zhvilluar 17 ndeshje në Ligën Premier me fanellën e Cityt duke shënuar dy gola e duke asistuar në dy të tjerë, derisa 15 ndeshje të tjera me Bayernin në Bundesliga duke realizuar një gol e duke asistuar në katër të tjerë.
Cancelo ka fituar dy medalje, derisa ështënë pritje të një medalje tjetër nëse City e fiton Ligën e Kampionëve, pasi ai i ka zhvilluar gjashtë ndeshje në fazën e grupeve këtë edicion me fanellën e citizens. /Telegrafi/
Joao Cancelo is a lucky charm 😅 pic.twitter.com/EtFjUBiKqF
— GOAL (@goal) May 28, 2023