Sot është mbajtur ceremonia e “Shënimit të bashkëpunimit dhe arritjeve në sektorin e arsimit fillor në Kosovë”, me c’rast shkolla “Thimi Mitko” nga Gjilani radhitet si një ndër 20 shkollat kampione në nivel vendi.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të kësaj shkolle, ku theksohet se në kuadër të këtij bashkëpunimi prej 15 viteve, Qeveria Gjermane ka mbështetur institucionet e Kosovës në fusha të ndryshme të sektorit arsimor.
“Në kuadër të këtij bashkëpunimi prej 15 viteve, Qeveria Gjermane ka mbështetur institucionet e Kosovës në fusha të ndryshme të sektorit arsimor duke shënuar arritje të shumta, e që fatmirësisht një ndër shkollat përfituese ishte edhe shkolla jonë si një ndër 20 shkollat kampione në nivel vendi”, thuhet në njoftimin e shkollës.
Gjatë kësaj ceremonie, u bë edhe certifikimi i trajnerëve për “Zhvillimin e Kompetencës Digjitale”, ku u certifikua Koordinatorja e shkollës, Kosovare Rahimi.
Ndërsa, certifikimi i trajnerëve për “Orientim në Karrierë”, u certifikua mësimdhënësja, Mirlinda Bunjaku.
Gjatë ceremonisë së sotme u bë edhe certifikimi i trajnerëve për “Zhvillimin e Kompetencës Digjitale”, ku u certifikua Koordinatorja e shkollës Kosovare Rahimi.
“Certifikimi i trajnerëve për “Orientim në Karrierë”, ku u certifikua mësimdhënësja Mirlinda Bunjaku. Si dhe, certifikimin për 50 mësimdhënës të dy fushave të lartëpërmendura e pranoi zv.Drejtoresha e shkollës Zyhrije Shala”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/