Telegrafi

Arrihet marrëveshja për diversifikimin e burimeve të energjisë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Kosova dhe Shqipëria do ta nënshkruajnë marrëveshjen që diversifikon energjinë ndërmjet dy vendeve.

Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli tha se me këtë do të mundësohet ardhja te energjia brenda 2 vite, përcjell Telegrafi.

“Përmes kësaj marrëveshje do të intensifikojmë burimet e tona të energjisë dhe të rrisim bashkëpunimin. Kjo do na mundësojmë që të vijmë te energjia elektrike brenda 2 vitesh krahasuar me 8-9 vite nëse do të ndërtoheshin kapacitetet e rigjenerimit. Linjat e interkonjeksionit i kemi shumë të mira, atëherë nuk ka arsye që të vonohemi”, tha Rizvanolli.

Ndërsa, sipas ministres shqiptare të Ekonomisë, Belinda Balluku marrëveshja do të pasohet me zhvillimin e terminalit të gazit LNG.

“Jemi të përgatitur që boshti fillestar i kësaj marrëveshje të jetë puna e përbashkët, duke ofruar kapacitetet energjetike me jo vetëm çmime më të lira. Kjo marrëveshje do të pasohet edhe me një tjetër, siç është zhvillimi i terminalit për gazin e lëngshëm LNG në Vlorë. Kemi arritur që me një negociatë të suksesshme për të injektuar gazin LNG në TAP. Kjo e kthen në projekt rajonal”, tha Balluku. /Telegrafi/