Site icon Telegrafi

Arrihet marrëveshja mes palëve, Wenger do të jetë drejtor i PSG-së

Arsene Wenger (Getty Images)

Arsene Wenger do të bëhet me punë të re.

Pesë muaj pas largimit nga Arsenali, trajneri i famshëm ka gjetur punë të re dhe kësaj radhe në vendlindjen e tij.

Nuk bëhet fjalë për punën e trajnerit, por për një rol drejtues tek kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain.

E përditshmja franceze L’Equipe ka shkruar se është arritur marrëveshja mes klubit dhe Wengerit.

Arsene Wenger (Getty Images)

68-vjeçari do të marrë pozitën e drejtorit të përgjithshëm në klubin parisien.

Krerët e PSG-së shpresojnë që me ardhjen e Wengerit, klubi do të fitojë përvojë të re për të pasur suksese në Evropë.

Presidenti i parisienëve fillimisht kishte pyetur trajnerin Thomas Tuchel për ardhjen e Wengerit në klub dhe gjermani ka dhënë dritën e gjelbër.

Prezantimi i Wengerit si drejtor i PSG-së pritet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version