Gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook ka bërë një hap të madh, pasi ka fituar drejtën e transmetimit të ndeshjeve në Ligën Premier.
Facebook dhe federata angleze kanë arritur marrëveshje tri vjeçare për transmetimin e ndeshjeve në Azi.
Adhuruesit e futbollit në Tajlandë, Vietnam, Kamboxhi dhe Laosi do të mund t’i shikojnë ndeshjet e Ligën Premier në rrjetin social Facebook.
Marrëveshja është arritur për tri vitet e ardhshme dhe Facebook ka paguar 200 milionë euro për ta fituar drejtën e transmetimit.
Nga viti 2019 Facebook do të transmetojë të gjitha ndeshjet në Ligën Premier për shtetet e lartpërmendura aziatik.
Është hera e dytë që Facebook konkurron për drejta televizive pasi një vit më parë kishin humbur drejtën për ta fituar Ligën Premier të Indisë në Kriket edhe pse kishin ofruar 450 milionë euro.
Mbetet të shihet gjatë viteve të ardhshme nëse Facebook do të marrë drejtën televizive edhe për Evropë. /Telegrafi/