Site icon Telegrafi

Arrihet marrëveshja mes Borussia Monchengladbach dhe Xabi Alonsos – spanjolli do të jetë trajner i skuadrës nga Bundesliga

Foto: Telegrafi Sport/Instagram/ Photoshop

Mediat në Gjermani dhe jo vetëm janë duke raportuar se Borussia Monchengladbach ka arritur marrëveshje me Xabi Alonson që të bëhet trajner i tyre.

Marco Rose është aktualisht në krye të detyrës, mirëpo kontrata i skadon në muajin qershor.

Nga aty, Alonso do të marrë drejtimin e Monchegladbachut, duke shpresuar që të kenë një ecuri më të mirë në Bundesliga dhe në Evropë.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano dhe Christian Falk i Bild, spanjolli tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën gjermane.

Ai do të prezantohet edhe zyrtarisht në muajin qershor, mirëpo nuk ka detaje të tjera se sa vite kontratë do të nënshkruajë.

Monchegladbach është aktualisht në vendin e dhjetë në tabelën e Bundesligës me 36 pikë dhe shanset për t’u kualifikuar në garat evropiane për edicionin e ri, janë shuar. /Telegrafi/

Exit mobile version