Telegrafi

Arrihet marrëveshja me Ligën Premier dhe Cavanin: Ronaldos i takon numri 7 në fanellë

Cristiano Ronaldo duket se ka arritur ta rezervojë numrin 7-të në fanellë te Manchester United.

Ylli portugez u rikthye te Djajtë e Kuq pas më shumë se një dekade, e që tifozët as që e kishin menduar një gjë të tillë.

Lexo po ashtu Ronaldo mund të detyrohet t'i bartë dy numra të ndryshëm në fanellën e Unitedit

Pas tre vitesh të kaluara te Juventusi, pesë herë fituesi i Topit të Artë u largua nga Torino, për t’u rikthyer në Old Trafford.

Sipas asaj që raporton gazetari Jonathan Shrager, është arritur marrëveshja mes Ligës Premier dhe Edinson Cavanit që numri 7-të t’i takojë 36-vjeçarit.

Lexo po ashtu Zbulohet se kur do të debutojë Ronaldo te Manchester Unitedi

Ronaldo është aktualisht në Lisbonë pas largimit nga Zonja e Vjetër, e pas ndeshjeve ndërkombëtare që luhen në shtator, do të rikthehet te Unitedi.

Më pas, ai pritet të debutojë ndaj Newcastle Unitedit, e që aty edhe do të shënohet rikthimi i tij zyrtar në fushë për klubin anglez. /Telegrafi/