Site icon Telegrafi

Arrihet marrëveshja, Besa do të udhëhiqet nga Korporata Dukagjini

Besa e Pejës sheh dritë në fund të tunelit.

Skuadra e madhe kosovare nuk do të ketë më probleme financiare siç kishte viteve të fundit.

Pejanët u larguan nga elita e futbollit kosovar për herë të parë në histori të klubit.

Por tani është arritur marrëveshja dhe do të jetë Korporata Dukagjini që do të jetë në krye të klubit.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit në rrjetin social Facebook.

“Kryesia e KF Besa në krye me kryetarin zt Mustaf Nila, njofton të gjithë dashamirët e klubit që është arritur marrëveshja e shumëpritur për kalimin e klubit nga OJQ, në Shoqëri Aksionare”.

“Gjatë bisedave të kryetarit Nila, me kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri dhe pronarin e Korporatës Dukagjini Ekrem Lluka, është arritur akordi që pikërisht Korporata Dukagjini të jetë bartëse e aksioneve në klub”.

“Përveç Korporatës Dukagjini , pjesë e Shoqërisë Aksionare do të jenë edhe : Komuna e Pejës, Kompania e sigurimeve Elsig, Burri Group SHPK, etj”.

“Gjatë ditëve në vijim do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i klubit ku do të sqarohen të gjitha detajet e marrëveshjes. Ju falënderojmë të gjithëve për përkrahjen e vazhdueshme”, thuhet në njoftimin e klubit pejan. /Telegrafi/

Exit mobile version