Një incident vërtet i shëmtuar ka ndodhur në sfidën e Ligue 1 midis Lyonit dhe Marseille.
Një shishe me ujë e hedhur nga tribuna nga një tifoz dhe ka goditur lojtarin e skuadrës mysafire, Dimitri Payet.
Është si të ketë marrë një gur në fytyrë, për fatin e lojtarit shishja që e goditi në faqen e majtë nuk i shkaktoi lëndim serioz.
Siç bëhet e ditur nga Prime Video, autori i gjestit të keq është identifikuar menjëherë nga organet kompetente, të cilët e kanë arrestuar pasi e kanë larguar nga stadiumi.
Derisa shpresohej se ndeshja të rifillonte nga minuta e shtatë e takimit, aty ku ishte ndërprerë, një gjë e tillë nuk do ndodhi.
Pas më shumë së një ore ndërprerje të dielën në Stadiumin Groupama zyrtarët e ndeshjen njoftuan se takimi do të rifillonte, megjithatë gjyqtari e ndërroi mendjen dhe vendosi për anulimin e përhershëm të takimit.
“Gjyqtari vendosi të mos e rifillojë ndeshjen duke e parë se siguria e lojtarëve nuk ishte garantuar”, njoftoi spikeri i stadiumit.
Lyoni mund të humbasë takimin me rezultat 3-0, për shkak se një përkrahës i tyre ka goditur në kokë Payetin.
Nesër (e hënë) pritet të merrte vendimi zyrtar për fatin e ndeshjes, e që me gjasë do të zhvillohet pa praninë e tifozëve. /Telegrafi/
The Lyon fan who threw the bottle at Dimitri Payet was slapped by his own fans after the game with Marseille was suspended.pic.twitter.com/TLsNGoXFkw
— Sam Street (@samstreetwrites) November 21, 2021