Prokuroria gjermane ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për sulmin e fundit me bombë në autobusin që po transportonte lojtarët e Borussia Dortmundit.
Siç thonë ata, bëhet fjalë për Sergei W, përkatësisht rusin me shtetësi gjermane, transmeton Telegrafi.
Dyshohet se 28-vjeçari e bëri për arsye financiare ndërsa hetuesit në vendin e sulmit kanë gjetur një letër, ku përgjegjësinë për sulmin e merrte Shtetit Islamik, por vërtetësia e së cilës u hodh poshtë.
Mediat gjermane kanë raportuar se i dyshuari në ditën e sulmit ka qëndruar në të njëjtin hotel me futbollistët e skuadrës gjermane.
Prej sulmit të 11 prill u plagosë futbollisti Marc Bartra si dhe një polic.
Sulmuesi u arrestua në afërsi të Tubingenit, qytet në jugperëndim të Gjermanisë.
Mediat shkruajnë se ai dëshironte të ulte çmimin e aksioneve së ekipit të Dortmundit. /Telegrafi/