Prokurorët federalë në Meksikë kanë arrestuar një të dyshuar në vrasjen e nëntë anëtarëve të një komuniteti Mormon në Meksikën Veriore.
Tri gra dhe gjashtë fëmijë, të gjithë shtetas të dyfishtë amerikano-meksikanë, po vozisnin nëpër shkretëtirën Sonoranit kur u vranë në një pritë.
Zyrtarët meksikanë të sigurisë thanë se burri, i identifikuar vetëm si Roberto N, ishte një ish-oficer policie, raporton bbc.
I njohur si The Mute, ai dyshohet të jetë një udhëheqës i kartelit La Linea. Kjo e fundit është një fraksion i kartelit Juarez dhe merret me kontrabandë armësh dhe droge midis shtetit verior të Chihuahuas dhe Shteteve të Bashkuara.
Shumë nga anëtarët e tij besohet të jenë ish oficerë policie të cilët u “blenë” nga karteli Juarez, ndërruan anën dhe u bënë “zbatues” të kartelit, duke mbrojtur dërgesat e drogës dhe duke sulmuar bandat rivale. /Telegrafi/