Telegrafi

Arrestohet mbrojtësi italian, zihet me 60 mijë euro kesh si dhe dy lloje të drogave

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Italia, ku mbrojtësi i ri Aboudramane Diaby është arrestuar.

Anëtari i skuadrës italiane Hellas Verona është ndalur nga policia italiane dhe ka përfunduar në pranga.

19-vjeçarit iu gjetën në makinën e tij 60 mijë euro para kesh.

Pasi gjetën paratë në makinën e tij, policia italiane ka kontrolluar edhe shtëpinë e Diabyt ku i janë gjetur 60 gramë hashash dhe 2 gramë kokainë.

Kjo nuk është hera e parë që Diaby ka probleme me ligjin, pasi një vit më parë policia italiane kishte gjetur në shtëpinë e tij 2,5 kilogramë hashash.

Diaby ka dalë nga Akademia e Romës dhe në vitin 2021 iu bashkau Hellas Veronës për 2,5 milionë euro.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Hellas Verona

Deri më tani lojtari ka luajtur vetëm për grumpshat e Romës dhe Veronës, por pa arritur të bëj debutimin në Serie A.

Aktualisht Diaby është në paraburgim, në pritje për të dalë para gjykatës, teksa do të duhet të japë llogari jo vetëm për lëndën narkotike, por edhe për paratë që iu gjetën në makinë. /Telegrafi/