Sipas medieve spanjolle, mbrojtësi i Atletico Madridit, Lucas Hernandez është arrestuar në mbrëmje(enjte) me akuzat për abuzimit në familje.
Qendërmbrojtësi 20-vjeçar është akuzuar se është kthyer në shtëpi i dehur dhe u përfshi në një konfrontim të nxehtë me të dashurën e tij – e cili më vonë u dërgua në spital, pasi ai e ‘rrahu’ atë.
Lëndimet nuk mendohet të jenë serioze dhe ajo ende nuk ka paraqitur një ankesë, por policia e shtetit mbërriti në shtëpinë e tij luksoze në Molino de la Hoz rreth orë 02:30 të para mëngjesit, dhe ai mbeti në paraburgim gjatë natës, transmeton Telegrafi.
Sipas gazetës spanjolle El Pais, Hernandez do të zhvendoset në gjykatën e Majadahondas, ku një gjykatës do të përcaktojë nëse procedura penale duhet që të iniciohet.
Hernandez pritet të dënohet nga gjykatësi i lëndës me të holla, me një urdhër kufizues dhe ta ndalojë atë nga komunikimi me gruan. /Telegrafi/