Site icon Telegrafi

Arrestohet krijuesi i KickassTorrents

Pronari i supozuar i ueb faqes per torrent, KickassTorrents, është arrestuar në Poloni dhe faqja është mbyllur.

KickassTorrents është një prej faqeve më të famshme për torrent, më e madhe se PirateBay me një bazë prej 50 milionë përdoruesish çdo muaj.

Artem Vaulin nga Ukraina dyshohet të jetë pronari i faqes dhe tani SHBA-të janë duke e kërkuar ekstradimin e tij nga Polonia.

Sipas një raporti nga Torrent Freak, FBI janë kamufluar si reklamues në ueb faqe dhe kështu kanë arritur të gjejnë xhirollogarinë bankare të lidhur me këtë faqe.

Adresa kryesore e faqes është e mbyllur ndërkohë që disa adresa tjera janë duke funksionuar ende.

Exit mobile version