Site icon Telegrafi

Arrestohet biznesmeni izraelit, kishte planifikuar vrasjen e Netanyahut – inteligjenca izraelite thotë se Irani qëndron prapa komplotit

Agjencia izraelite e inteligjencës ShinBet thotë se ka arrestuar një biznesmen izraelit, lidhur me një komplot për vrasjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe kreu i Shin Bet, Ronen Bar ishin gjithashtu target në këtë plan të zhvilluar sipas tyre nga inteligjenca iraniane, transmeton Telegrafi.

I dyshuari dyshohet se kishte vizituar dy herë Iranin – në maj dhe gusht, ku është paguar 5 mijë euro për takimet.

Atij iu kërkuar të kryej veprime financiare, logjistike dhe të sigurisë armë që ishin pjesë e planit, ka njoftuar Shin Bet.

Shtetasi izraelit kishte kërkuar përpara 1 milionë dollarë para se të kryente çfarëdo veprimi – por një kërkesë e tillë është refuzuar. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version