Babai i sulmuesit turk, Hakan Sukur, Selmet Sukur është arrestuar nga autoritetet turke menjëherë pas faljes së namazit të xhumasë.
Sipas agjencisë së lajmeve DHA, pas lëshimit të urdhër arrestit të futbollistit me origjinë shqiptare, Hakan Sukur, policia turke ka arrestuar babain e tij dhe i ka konfiskuar pasurinë.
Nga fotografitë e publikuara nga kjo agjenci shihet babai i ish-sulmuesit të Interit, teksa arrestohet me lot në sy, teksa iu është konfiskuar edhe pasuria e sulmuesit, e cila thuhet të jetë goxha e madhe me një shifër rreth 50 milionë euro.
Ndryshe, Hakan Sukur u zgjodh deputet i parlamentit të Turqisë në vitin 2011 për ish partinë e Presidentit Erdogan.
Edhe pse në momentin e grusht shtetit ushtarak, Sukur e kritikoi puçin ushtarak, ai përsëri po akuzohet për lidhje me Gylen, pasi njësoj sikurse Gylen edhe Hakan Sukur jeton dhe vepron në Amerikë. /Telegrafi/