Aktivisti pro-demokracisë, Chow Hang Tung është arrestuar nga policia e Hong Kongut në 32 vjetorin e shtypjes në Sheshin Tiananmen 1989.
Chow është nënkryetare e Aleancës Hong Kong, e cila organizon vigjilencat vjetore për viktimat e shtypjes vdekjeprurëse të Pekinit ndaj protestuesve të demokracisë, raporton bbc.
Ajo është arrestuar për promovimin e tubimit të paautorizuar. Ajo u arrestua gjersa ishte ndaluar shënimi i përvjetorit të dytë, duke përmendur kufizime të coronavirusit.
Policia ka mbyllur Victoria Park, ku qytetarët zakonisht mblidhen çdo vit për të shënuar përvjetorin. Mijëra oficerë janë vendosur në gatishmëri për të ndaluar çdo përpjekje për të mbajtur ngjarjen.
Hong Kong dhe Macau janë vendet e vetme në territorin kinez ku njerëzit mund të përkujtojnë shtypjen vdekjeprurëse të vitit 1989 kundër protestuesve pro-demokracisë.
Por këtë vit, autoritetet në Macau ndaluan gjithashtu vigjilencën për të dytin vit radhazi, duke thënë se kjo do të shkelte ligjet penale lokale.
Sidoqoftë, zonja Chow vazhdoi t’u bënte thirrje banorëve të përkujtonin përvjetorin në mënyrat e tyre. /Telegrafi/