Dy lojtarë të Ligës Premier janë arrestuar nën dyshimin për sulm dhe përdhunim, raporton ekskluzivisht The Sun.
Identiteti nuk bëhet i ditur, por raportohet se të dy janë 19 vjeç dhe luajnë për të njëjtin klub.
Të dy thuhet se janë liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme.
Viktima e supozuar paraqiti një ankesë zyrtare menjëherë pas përdhunimit të supozuar të premten mbrëma.
Një zëdhënës i klubit tha për The Sun: “Meqë çështja është tani në duart e policisë, Klubi i Futbollit nuk do të bëjë komente të mëtejshme në këtë fazë”.
Në ditët e ardhshme pritet të bëhet i ditur identiteti i tyre, pasi thuhet se ka prova që dyshja kanë përdhunuar një femër. /Telegrafi/