Arijanet Muric po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme këtë sezon te Ipswich Town në Ligën Premier.
Garrdiani i Kosovës po vazhdon ta mbajë skuadrën e tij në luftën për të shmangur rënien nga elita e futbollit anglez.
Ipswich e di se Muric ka aftësi të jashtëzakonshme si në pritjet me duar ashtu edhe në lojën e tij më këmbë, andaj edhe e transferoi nga Burnley.
Portieri i Dardanëve këtë e dëshmoi më së miri në përballjen e 14 shtatorit ndaj Brightonit në Ligën Premier.
Arijaneti bëri dy pritje të njëpasnjëshme, me çka edhe ka siguruar nominimin për intervenimin e muajit në Ligën Premier.
Muric është në garë me Nick Pope, Guglielmo Vicario, Andre Onana, Emiliano Martinez dhe Mads Hermansen. /Telegrafi/