Telegrafi

Arnautovic shënon supergol pas asistimit të Shaqirit (Video)

Stoke City ka kaluar në epërsi të hershme 1-0 ndaj Hull Cityt.

Vendasit e Stoke kanë kaluar në epërsi me anë të sulmuesit austriak, Marko Arnautovic, i cili ka shënuar një supergol nga distanca.

Ky gol erdhi edhe për meritën e anësorit me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqirit, që asistoi për bashkëlojtarin e tij.

Goli u shënua në minutën e gjashtë të ndeshjes. /Telegrafi/