Stoke City ka kaluar në epërsi të hershme 1-0 ndaj Hull Cityt.
Vendasit e Stoke kanë kaluar në epërsi me anë të sulmuesit austriak, Marko Arnautovic, i cili ka shënuar një supergol nga distanca.
Ky gol erdhi edhe për meritën e anësorit me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqirit, që asistoi për bashkëlojtarin e tij.
Goli u shënua në minutën e gjashtë të ndeshjes. /Telegrafi/
https://twitter.com/Echo_Goal/status/853250004043083777