Telegrafi

Armenia publikon pamjet e rrëzimit të dronit azer, fluturakja pa pilot e përfshirë nga zjarri përplaset në tokë

Zëdhënësja e Ministrisë armene të Mbrojtjes, Shushan Stepanyan, ka njoftuar se forcat kundër ajrore në Karabak kanë rrëzuar fluturaken pa pilot të tipit An-2 të ushtrisë azere.

“Mbrojtja kundërajrore e ushtrisë armene kanë rrëzuar fluturaken pa pilot An-2 të, në lindje në vendit”, ka shkruar ajo në Facebook, transmeton Telegrafi.

Në video shihet se si droni përfshihet nga zjarri dhe bie me shpejtësi të madhe në tokë. Në momentin që ka kontakt me tokën vie deri te një shpërthim tejet i fuqishëm, ku menjëherë krijohet një re e madhe tymi.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq këtë moment në xhirim të ngadalësuar, e pamje të këtij sulmi janë publikuar edhe nga kënde tjera. /Telegrafi/