Site icon Telegrafi

Armenia dhe Azerbajxhani akuzojnë njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit të ri

Armenia dhe Azerbajxhani e akuzuan njëra-tjetrën të dielën për shkeljen e një armëpushimi të ri humanitar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, marrëveshja mes të dyja palëve hyri në fuqi në mesnatën e së shtunës në ora 20:00 (ora lokale).

Rusia dhe Franca thanë që ato kanë bërë përpjekje për t’i dhënë fund këtij përshkallëzimi të dhunës mbi rajonin e diskutueshëm të Nagorni-Karabaku.

Ndërkohë, Shusan Stepanyan, një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes në Armeni, tha se Azerbajxhani hapi predha artilerie si dhe raketa në orët e para të së dielës.

Në anën tjetër, ministria e mbrojtjes në Azerbajxhani më vonë akuzoi Armeninë për mos-respektim të armëpushimit.

Marrëveshja e djeshme erdhi një javë pasi Rusia pati ndërmjetësuar një armëpushim i cili nuk u respektua nga asnjëra palë, përkundrazi marrëveshja nuk arriti të ndalë këto luftime.

“Republika e Armenisë dhe ajo e Azerbajxhanit kanë rëndë dakord për një armëpushim humanitar që nga 18 tetori (17 tetor, në ora 20:00)”, tha ministria e jashtme e Armenisë në një deklaratë të shtunën, ndërsa pala tjetër e konfirmoi lajmin me të njëjtin njoftim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version