Telegrafi

Armend Thaqi thotë se të gjitha golat e shënuar sot janë skema të përgatitura nga Ilir Daja

Armend Thaqi ka thënë se të gjitha golat e shënuar ndaj BATE Borisovit erdhën nga skema të ushtruara.

Ballkani fitoi 4-1 ndaj BATE Borisovit, duke bërë një hap të madhe drejt fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Pas ndeshje Thaqi që shënoi golin e katërt të ndeshjes, ka thënë se është hera e parë prej se ka ardhur Ilir Daja, që të gjithë golat janë shënuar nga skema të bëra gati.

“Shpërdoruam shumë raste. Do të ishte dështim sikur mos të konkretizonim në fund. E nisëm ndeshjen keq, por nuk u ndalëm pasi e dimë kualitetin që kemi. Nuk ka përfunduar ende asgjë pasi i kemi edhe 90 minuta. Por shpresojmë të kalojmë në grupe”.

“Kemi shumë cilësi në ekip, sidomos në mesfushë. Sonte nuk jemi dorëzuar dhe është dashur të marrim rezultat të mirë, që e morëm. Jemi shumë të kënaqur me fitore”.

Lexo po ashtu Ilir Daja fitoren ia dedikon Lindon Emërllahut të operuar dhe tifozëve të Ballkanit – ai ka edhe një mesazh për analistët

“E humba rastin shumë më të mirë se rastin prej të cilit shënova. Golat janë nga skema që i ushtrojmë. Ndoshta është ndeshja e parë që të gjitha skemat që i kemi ushtruar kanë përfunduar me konkretizim. Rezultati është i favorshëm, na jep përparësi dhe do të ishte katastrofë e madhe nëse e lëshojmë këtë rezultat”, ka thënë Thaqi. /Telegrafi/