Site icon Telegrafi

Armend Thaqi: Besoj fuqishëm se Prishtina do të kalojë tutje

Mbrojtësi i Prishtinës, Armend Thaqi, ka folur për ndeshjen kthyese ndaj St Jospeh’s.

Ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1 dhe Prishtinës i duhet një fitore ose barazim me dy gola.

“Pas një rezultati të disfavorshëm në Prishtinë, mendoj se do të na pret edhe ndeshje më e vështirë se atje”.

“Por, po e përsëritëm angazhimin sikurse në ndeshjen e parë në Prishtinë dhe po i përsëritëm të gjitha ato raste, krejt çfarë na duhet të konkretizojmë njërën nga to”.

“Normalisht që kemi ardhur të kalojmë raundin për të cilën besojmë shumë. Por, për të arritur atë duhet të japin edhe njëherë më shumë se që kemi dhënë në Prishtinë”, ka thënë Armend Thaqi.

Ndeshjen e dytë e raundit parakualifikues ndërmjet St Joseph’s – Prishtina (1:1) e cila nis nga ora 17:45, do ta gjykojnë gjyqtarë nga San Marino të prirë nga gjyqtari kryesor, Luca Barbeno dhe të ndihmuar nga Francesco Lunardon, Salvatore Tuttifruti dhe Michele Scarpino.

/Telegrafi/

 

Exit mobile version