Portieri Armend Blakqori, që te Liria erdhi në prag të përfundimit të afatit kalimtar, u prezantua të mërkurën në stërvitje.
Ai është shprehur i kënaqur me arritjen e marrëveshjes.’Shpresoj që bashkarishtë të arrijmë synimet që ka klubi.Jam i lumtur për ardhjen time këtu.Përshtypjet e para janë impresive’, ka thënë Blakqori.
I pari që i dëshiroi mirë se ardhje ishte kapiteni Robert Gjeraj, e që më pas Blakqori u njoh edhe me trajnerët dhe lojtarët tjerë.
Ndryshe, portieri u përfol se nuk do të kalojë në radhët e skuadrës prizrenase. /Telegrafi/