Telegrafi

Armando Broja vazhdon me gola te Chelsea

Armando Broja (Foto Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Armando Broja po vazhdon me gola në akademinë e Chelseat.

Sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë për skuadrën londineze në grup moshat U18 në kuadër të FA Cup për të rinj ndaj Bradfordit.

Pas vetëm nëntë minutash lojë, Chelsea U18 kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Broja.

Tino Livramento asistoi për sulmuesin shqiptar i cili shënoi për skuadrën e të rinjve të The Blues, derisa është goli i tij i katërt në këtë garë.

Golin e dytë për djelmoshat e Ed Brand e realizoi Marcel Lewis në minutën e 15-të, derisa ka përfunduar pjesa e parë 2-0. /Telegrafi/