Sulmuesi shqiptar Armando Broja ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në kampionatin holandez.
Futbollisti i Chelseat, i cili është huazuar këtë sezon te Vitesse shënoi golin e avantazhit për skuadrën në takimin e javës së shtatë kundër Willhemit II në kampionatin holandez.
Pas një aksioni të gjatë, futbollisti i Shqipërisë kombinohet me shokët e skuadrës dhe godet me të parën një harkim duke e dërguar në rrjetë në minutën 63-të.
Broja 1-2 pic.twitter.com/idApGP9F8P
— Sharon vd Bom (@nielsdigitl) October 31, 2020
Vitesse me këtë gol kaloi në epërsi prej 2-1, ndërsa më vonë shënoi edhe golin e tretë.
Deri tani Broja ka shënuar 4 gola në kampionatin holandez.
Vitesse mban vendin e dytë me 18 pikë, aq sa ka edhe lideri Ajaxi. /Telegrafi/