Sulmuesi shqiptari i Southamptonit, Armando Broja, ka vazhduar me gola në Ligën Premier.
Në ndeshjen e sotme që po zhvillohet mes Tottenham dhe Southampton, ka dal në skenë edhe një herë sulmuesi shqiptar.
Fillimisht në epërsi kaluan vendasit me autogolin e Jan Bednarek në minutën e 18-të.
Por ‘Shenjtorët’ barazuan pas pesë minutash me Armando Brojën që ktheu në gol një asistim të Romain Perraud për 1-1.
ARMANDO BROJA GOAL VS TOTTENHAM https://t.co/noZyIF4E0c
— Chelsea Loan Army (@ChelseaIoanArmy) February 9, 2022
Pas disa minutash Broja kishte edhe një rast të mirë për të shënuar, por goditja e tij shkoi jashtë portës.
Ky ishte goli i gjashtë i Brojës në këtë edicion të Ligës Premier. /Telegrafi/