Armando Broja ka arritur të shënoj sërish me fanellën e Southamphon, që ishte goli i tij i pestë në Ligën Premier këtë sezon.
Sulmuesi që është në kontratën me Chelsean dhe në huazim te ‘Shenjëtorët’, po shkëlqen ndeshje pas ndeshje, ku nuk kanë munguar edhe rekordet e tij.
Ai shënoi golin e pestë sezonal në kampionat në ndeshje ndaj Brentford, ku skuadra e tij fitoi 4-1.
🗣️𝐆⚽𝐋 𝐃𝐄 𝐒𝐎𝐔𝐓𝐇𝐀𝐌𝐏𝐓𝐎𝐍‼️
👤 Broja
⏱️ 49'
Southampton 3️⃣🆚1️⃣ Brentford#PremierLeague 🏴 🏆pic.twitter.com/qWT02prhtd— El Forastero (@ElForadeportivo) January 11, 2022
Armando Broja është bërë lojtari më i ri që ka shënuar pesë gola këtë sezon me një moshë prej 20 vjet dhe 123 ditë, ndërsa vetëm dy nën 21 vjeç kanë arritur ta bëjë këtë, ku me shqiptarin aty është edhe Bukayo Saka.
5 – Armando Broja is the youngest player to have scored 5+ goals in the Premier League this season (20y 123d), and one of only two under-21’s to do so, along with Bukayo Saka (6). Emergence. pic.twitter.com/TCr6wKhaAC
— OptaJoe (@OptaJoe) January 11, 2022
Po ashtu Broja është lojtari më i ri në Ligën Premier që ka arritur të shënojë në katër ndeshje radhazi kur ka luajtur i startues në shtëpi. Po ashtu është lojtari i parë pas Diego Costas së Chelseat në atë kohë që e kishte arritur në vitin 2014.
The boy can play. #Broja https://t.co/xS062f39cV
— Dan McCarthy (@MaccaSport) January 11, 2022
E fundit, por jo nga rëndësia, është askush te Southampton nuk ka shënuar më shumë gola se Broja. Ai ka pesë gola, as sa James Ward-Prowse, ndërsa Che Adams dhe Jan Bednarek kanë nga tre.
Four-midable 🔥 pic.twitter.com/IWQCzp9aGz
— Southampton FC (@SouthamptonFC) January 11, 2022
Southamphton ngjitet në vendin e 11-të me 24 pikë në Ligën Premier. /Telegrafi/