Telegrafi

Armando Broja kundër Milot Rashicës, sonte përballja e dy talentëve shqiptarë në Ligën Premier

Java e 27-të e Ligës Premier hapet me ndeshjen mes Southampton dhe Norwich.

Në këtë ndeshje pritet të paraqiten dy yjet shqiptarë të futbollit, Armando Broja dhe Milot Rashica.

Broja po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm ku deri më tani ka shënuar gjashtë gola, duke bërë që shumë klube të njohura të vihen pas tij.

Ai ka qenë pika më e ndritur në rikthimin e ‘Shenjtorëve’, që në xhirot e para nuk kishin marr asnjë fitore, ndërsa tani mbajnë pozitën e dhjetë në Ligën Premier me 32 pikë.

Në anën tjetër Milot Rashica edhe pse ka zhvilluar ndeshje të mira, golin e parë e ka gjetur së fundmi ndaj Liverpoolit.

Lojtari i vetëm i Përfaqësueses së Kosovës që luan në Ligën Premier dhe deri më tani ka zhvilluar 19 ndeshje, ku ka shërbyer edhe me dy asistime.

Ndeshja mes tyre pritet me kërshëri nga tifozët shqiptarë të futbollit, pasi janë dy lojtarë shumë të dashur. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore