Site icon Telegrafi

Armando Broja heroi i Southampton, goli i tij siguron fitoren e parë për ‘The Saints’ në Ligën Premier

Southampton ka marr fitoren e parë në Ligën Premier, duke e mposhtur Leedsin me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi sulmuesi shqiptar Amrando Broja.

Zhvillohej minuta e 53-të kur Nathan Redmond pasoi te Broja, i cili nga brenda zonës me një gjuajtje të fortë shënoi për 1-0.

https://twitter.com/LDNFootbalI/status/1449392660243001344

Ky gol doli të jetë i fitores për Southampton në këtë edicion.

Skuadra e Ralph Hasenhuttl nuk kishte fituar asnjë nga tetë ndeshjet e para, duke marr katër barazime dhe tri humbje.

Kjo fitore i ngjit në vendin e 15-të në renditje me 7 pikë të tubuara.

Pas formës së mirë në Kombëtaren e Shqipërisë, Armando Broja ka vazhduar me të njëjtin ritëm edhe në Ligën Premier.

Me golin e sotëm, trajneri Hasenhuttl vetëm sa ka përforcuar bindjet e tij për kualitetet e sulmuesit shqiptar. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version