Site icon Telegrafi

Armando Broja gjen golin e parë në Ligën Premier, sulmuesi shqiptar i shënon Leedsit

Armando Broja ka vazhduar me formën e mirë edhe te Southaphton, duke gjetur golin e parë në Ligën Premier.

Sulmuesi shqiptar edhe pse rrezikoi portën në pjesën e parë, u desh të pritet e dyta që ai të gjejë rrjetën.

Zhvillohej minuta e 53-të kur Nathan Redmond pasoi te Broja, i cili nga brenda zonës me një gjuajtje të fortë shënoi për 1-0.

 

Broja po zhvillon një sezon ëndrrash, pasi që në çdo ndeshje po arrin ta tregojë vetën.

Sulmuesi është në huazim nga Chelsea te Southamphton. /Telegrafi/ 

Exit mobile version