Armando Broja ka arritur të shënojë sërish me fanellën e Southamphonit, që ishte goli i tij i pestë në Ligën Premier këtë sezon.
Ai shënoi golin e pestë sezonal në kampionat në ndeshje ndaj Brentford, ku skuadra e tij fitoi 4-1.
Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, Broja ka treguar mënyrën se si shënoi golin pak minuta pas nisjes së pjesës së dytë, si dhe ka rrëfyer marrëdhënien e bukur që ka me tifozët e Southamptonit.
“Ishte një top i mrekullueshëm nga Oriol Romeu. E dija se mbrojtja ishte mjaft e hapur, kështu që nuk e mendoja se do të më kapnin nga aty. Ishte një gol i mirë ndaj jam i lumtur. Kur ishte 2-1, ata po ecin përpara dhe gjithmonë mund të arrijnë një gol me fat, i cili ndryshon lojën, kështu që kur shënoni një gol të tretë, mund të vazhdoni”.
“Është nder të luaj në Ligën Premier për një klub kaq të mirë dhe të jem pranë një klubi si ky dhe lojtarëve të tillë. Jam mirënjohës që jam pranë ekipit. Unë po përpiqem të ndihmoj ekipin dhe të shënoj gola, kjo është gjithçka që mund të bëj”.
Oh what a night 🤩
Our report as #SaintsFC hit four past #BrentfordFC at St Mary's:
— Southampton FC (@SouthamptonFC) January 11, 2022
“Tifozët? Është e mrekullueshme, nuk ka ndjenjë më të mirë se të kesh tifozët pas teje, është e mahnitshme, të prek zemrën dhe të kem atë përgjigje, jam shumë mirënjohës për ta”.
“Unë jam i ri dhe prandaj është e rëndësishme që të qendroj me këmbë në tokë. Kam ardhur nga liga holandeze në Ligën Premier dhe prandaj është një hap i madh. Është e mrekullueshme. Jam në kampionatin më të fortë në botë dhe prandaj është shumë e vështirë, por unë thjesht po shijoj futbollin tim”, ka thënë Broja.
📞 @armandobroja9 calling… pic.twitter.com/jTcEksjN61
— Southampton FC (@SouthamptonFC) January 11, 2022
Sulmuesi shqiptar ka shënuar pesë gola në Ligën Premier. /Telegrafi/
Four-midable 🔥 pic.twitter.com/IWQCzp9aGz
— Southampton FC (@SouthamptonFC) January 11, 2022