Telegrafi

Arkeologjia në Kosovë shpallet fitues në WikiAcademy Kosovo

Këtë mision duket se arritën ta bëjnë ashtu si duhet diplomatët e rinj digjital të Kosovës, që bënë një punë të jashtëzakonshme për të publikuar online përmbajtje mbi vendin ku jetojnë dhe mbi vendin për të cilin më shumë flitet për të keq online sesa për të mirë. Pas punës intensive në mbi 50 artikuj nga mbi 100 pjesëmarrës dhe në shfaqjen e më shumë se 1,500 fotografive nga dhjetra fotograf profesionistë e e entuziastë, juria e përbërë nga ekspert nga lokal dhe ndërkombëtar, pati një punë mjaft të vështirë dhe të gjatë ditën e dielë, gjersa në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës po prezantoheshin për 45 sekonda në finale e tërë puna e zhvilluar.

WikiFotografia
Në garën për fotografi janë përzgjedhur kontributet të shumë personave që janë shpërblyer me shuma të caktuara, ndërsa fotografia më e mirë është përzgjedhur ajo nga Arben Islami, vendi i dytë Bujar Gashi dhe vendi i tretë Arben Llapashtica. Më shumë detaje këtu.

Foto: Arben Islami

WikiArtikulli
Në garën për artikuj ku është gjykuar në bazë të structures, organizimit, shkrimit në gjuhën angleze, referencimi, përshtatja me rregullat e Wikipedia dhe ilustrimet vizuale të pëdorura, vendi i parë me temën mbi “Arkeologjinë në Kosovë” ka fituar 1,200 Euro, vendi i dytë a fituar 800 euro për temën mbi Muzikën klasike ndërsa vendi i tretë me temën për Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit në Kosovë ka fituar 500 euro, kurse 13 artikujt tjerë me radhë kanë fituar secili nga 200 euro dhe ata janë do t’i listojmë këtu së shpejti.

Kushtrim Xhakli, anëtarë bordi i IPKO Foundation është shprehur se sot qytetarët e Kosovës kanë bërë një punë prej ambasadorësh dhe kanë shfaqur përmbajtje e fakte online mbi Kosovën, të cilat kanë munguar dhe është dashur të jenë kaherë në resurse si Wikipedia e shumë të tjera.

WikiAcademy Kosovo është organizuar me mbështetje nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë së Madhe, Ambasadën Mbretërore të Norvegjisë, dhe Shoqatën për Softuer të Lirë dhe të Hapur –FLOSSK, ndërsa është zbatuar nga IPKO Foundation, që me sukses pati përmbyllu ngjarjen e parë “Mobile AppCamp Kosovo” në nëntor të vitit të kaluar. Ky projekt zhvillohet në kuadër të Strategjisë së Diplomacisë Digjitale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës./Digjitale/