Arijon Ibrahimovic gjatë këtij afati kalimtar u largua nga Bayern Munich për të vazhduar në Serie A te Frosinone.
Talenti 17-vjeçar me origjinë shqiptare ka thënë se modeli i tij është Leon Goretzka, ndërsa është shprehur i gatshëm që të startojë me klubin e ri.
“Modeli im është Leon Goretzka. Ai më ka dhënë shumë këshilla. Më pëlqen të luaj si numër 8 ose 10, por më parë kam luajtur edhe si sulmues krahu dhe qendërsulmues”.
“Frosinone? Ndodhem këtu prej pak kohësh, por e kam kuptuar menjëherë se skuadra dhe tifozët janë si një familje. Mezi pres të luaj dhe ta shoh stadiumin plot”.
“Forma ime është e mirë. Nuk e di nëse jam në gjendje të luaj 90 minuta, por jam gati të zbres në fushë nga minuta e parë”, ka thënë Ibrahimovic.
Frosinone ka afruar disa emra të njohur të talentuar në këtë afat kalimtar si Jesus Renieri nga Real Madrid dhe Mattia Soule dhe Kai Jorge nga Juventusi. /Telegrafi/