Site icon Telegrafi

Arijanit Fazlija bën hapin e madh në karrierë, nënshkruan për Bayer Leverkusenin

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Arjanit Fazlija, ka bërë hapin e madh duke nënshkruar për gjigantin gjerman, Bayer Leverkusen.

Djaloshi i lindur në Koln të Gjermanisë në vitit 2005, mbron me sukses të madh ngjyrat e Kosovës U-17.

Me një shtatë të lartë për moshën që ka, ai vërehet për lojën e tij të shkëlqyer në mesfushë.

Me paraqitjet e tij në Bundesliga U17 me klubin FC Hennef, Arjanit ka tërhequr  vëmendjen e klubeve të njohura gjermane.

Lexo po ashtu Arjanit Fazlija, ylli që po shkëlqen te Kosova U-17

Ai ka zgjedhur të nënshkruajë me gjigantin gjerman Bayer Leverkusen.

Arjaniti tashmë pas Kosovës U17, synon të ngjitet në grupmoshat më lartë, pasi synimi i madh i tij është Kosova A. /Telegrafi/

Exit mobile version