Në Preshevë u konstituua pushteti vendor, ku kreu i Alternativës për Ndryshim, Shqipërim Arifi u zgjodh kryetar i komunës, lista e të cilit në zgjedhjet lokale fitoi më shumë vota dhe mori 15 vende.
Kryetari i asamblesë është Sami Salihu nga Grupi i Qytetarëve të Lëvizjes për Reforma dhe zëvendës i tij është Branko Trajkoviq nga lista “Aleksandar Vuçiq-Për Serbinë unike”. /Telegrafi/